Deputeti gjerman: Serbia herët apo vonë duhet ta njohë Kosovën

63

Adis Ahmetoviq, deputet nga Partia Social Demokrate në Bundestag, ka hedhur kritika në drejtim të Serbisë duke thënë se nuk mund të jesh anëtar i Bashkimit Evropian nëse nuk e ke të qartë se a je në anën e demokracisë pra të BE-së apo të autokracisë, atë të Rusisë.

Deputeti i Bundestagut, tutje ka kërkuar përparim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor dhe liberalizimin e vizave për Kosovën, raporton Deutsche Welle.

Po ashtu, ai ka thënë se njohja e Kosovës nga ana e Serbisë do të bëhet, duke cituar qëndrimin e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Kur është fjala për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ahmetoviq thotë se vendimi i fundit i marrë në Samitin e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor ishte i gabuar. Në fjalimin e tij të fundit në Bundestag, ai vetëm avokoi për përparim më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së. Në veçanti, ai kërkoi statusin e kandidatit për BeH, liberalizimin e vizave për Kosovën, fillimin e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe përshpejtimin e procesit për Malin e Zi. Por ai nuk e përmendi Serbinë me asnjë fjalë, gjë që, thekson ai, nuk është e rastësishme sepse Serbia është “i vetmi vend, së bashku me Bosnje-Hercegovinën, ku Dodik po e bllokon, i cili nuk dëshiron t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë. ”

“Nuk mund të jesh anëtar i BE-së nëse nuk e ke të qartë në këtë moment nëse je në anën e demokracisë, domethënë BE-së, apo je në anën e autokracisë, domethënë Rusisë”. Dhe nëse Serbia nuk dëshiron të marrë një vendim, do të jetë e vështirë të ndërmarrë hapat e ardhshëm. E them hapur se nëse Serbia thotë se do të jetë në anën e BE-së, se do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, atëherë ne jemi këtu dhe mund të vazhdojmë përpara”, thotë Ahmetoviq.

Kur bëhet fjalë për kushtin që Serbia të njohë Kosovën në mënyrë që të bëhet anëtare e plotë e BE-së, qëndrimi i Ahmetoviqit është i qartë: “Kancelari Scholz tha, unë thjesht do ta citoj atë: “Nëse Serbia dëshiron të hyjë në BE, duhet të duhet të punohet në përmbushjen e kritereve nga Kopenhaga, duhet t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë dhe gjëja e tretë duhet të jetë normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, kështu që herët a vonë ajo duhet ta njohë Kosovën”.