AAK cakton ekipin që do të merret me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi

21

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka autorizuar ekipin që do të merret me çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ekipi do të përbehet nga Ardian Gjini kryesues, Selim Selimi dhe Muharrem Nitaj antarë.

Kryesia në mbledhjen konstituive është informuar për takimin e përfaqësuesit të AAK-së për temën e Vetingut.

Po ashtu AAK ka njoftuar se në ketë mbledhje ka shqyrtuar gjendjen organizative në degët e Aleancës, organizatat e gruas dhe rinisë.