Minsitrja Hajdari: As akcizën e as TVSH-në s’e heqim, nuk është vendim i drejtë

15

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se heqja e TVSH-së dhe ulja e akcizës nuk është vendim i drejtë.

Në emisionin “Këndi i Debatit”, Hajdari deklaroi se është në komunikim të vazhdueshëm me vendet siç është Maqedonia Veriore, mirëpo thotë se ata nuk po i propozojnë që edhe Kosova të merr një vendim të tillë.

“Ne pse nuk shkuam për opsionin për të ulur akcizën ose për TVSH-në është krejt për shkak të mësimeve nga gabimet e shteteve që na kanë komunikuar, se nuk ka qenë një vendim i drejtë. Unë jam konsultuar edhe me ministrat e rajonit si me atë nga Maqedonia Veriore, ministrin Bekteshi me të cilin jam në komunikim të përditshëm më thotë se ne e kemi rregullatorin e naftës dhe ne po i bëjmë kalkulimet, por prapë se prapë çmimi po rritet ndonëse ne e kemi ulur akcizën dhe është një mësim nga vetë përvoja e tyre që nuk na propozon që ne të marrim të njëjtin vendim”, tha Hajdari.