Mbrëmjen e djeshme të “Big Brother VIP Albania” një nga qendrat e diskutimeve ka qenë konflikti midis Einxhel dhe Donald.
Këto konflikte kanë filluar me eleminimin e Dj Dagz, ku Donaldi nuk e shpëtoi Dj-in, por vendosi të largojë nga rreziku për eleminimin Tan Bramën.
Gjatë gjithë javës dyshja thuajëse nuk kanë folur fare, ndërkohë që në debat e sipër në “PRIME”, ato kanë përmendur herë pas here një konflikt nga jashtë.
Edhe pse asnjëri prej tyre nuk ka dashur ta përmendë arsyen e këtij konflikti, thuhet se shkak është bërë eksperienca e Einxhel në emisionin “Binjakët Show” nga Donaldi dhe Romeo.
Rrugëtimi nuk ishte shumë i gjatë për moderatoren e njohur. Pas largimit, në një rubrikë të krijuar nga vetë ajo në “Instagram”, ajo u pyet për motivet e ndarjes me aktorët Romeo dhe Donald Veshaj.
Einxhel nuk ishte e drejtpërdrejtë në përgjigjet që dha por mund ta ketë lënë të nënkuptohet se arsyeja që kishte ikur nga ky program ishte moskorrektësia në pagesë.
E pyetur se çfarë dëshironte që të zhduket bashkë me Covid-19, Shkira zgjodhi njerëzit që nuk janë korrektë me pagesat.
“Njerëzit jo korrektë me pagesat, e dini çfarë dua të them,”- shkruan Einxheli. Këtë motiv e ka mbështetur dhe Olti Curri në faqen e tij në “Facebook”.