Për një javë mbi 13 mijë aplikime për shtesa të fëmijëve dhe gra lehona

136

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve më 11 shtator ka njoftuar se është hapur aplikimi për pagesat e lehonave dhe shtesat e fëmijëve.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti një ditë më parë bëri të ditur se deri të premten nga fillimi i aplikimit për shtesa dhe gra lehona janë bërë 13.180 aplikime, prej tyre 1.501 mbështetje për gra lehona dhe 11.679 shtesa për fëmijë.

Ndryshe, javën e kaluar ministri i Financave, Punës e Transfereve, Hekuran Murati ka bërë të ditura detaje në lidhje me shtesat e fëmijëve dhe pagesave për lehonat në bazë të Pagës së Ringjalljes Ekonomike, raporton Telegrafi.

Murati ka thënë se të drejtë në këtë pagesë do të kenë edhe lehonat e punësuara edhe ato që figurojnë si të papuna.

Në një postim të Ministrisë së Financave më 11 shtator thuhet:h

“U hap aplikimi për mbështetjen për lehonat dhe shtesat për fëmijë. Ndiqni vegzën përkatëse më poshtë për të aplikuar:

20€ në muaj për fëmijët e moshës 0-24 muaj

Nga janari i vitit 2022 gradualisht do të shtohen grupmosha të tjera deri në moshën 16 vjeçare, për të cilat vlera e shtesës është 10 euro në muaj”.