Jo të gjithë e bojkotuan!Kjo është lista e këngëtarëve shqiptarë që do të jenë bashkë në skenë me Bregoviqin

304

Të gjithë artistët kosovarë të ftuar për të performuar në “Festën e Birrës” kanë refuzuar të jenë në këtë festival për shkak të këngëtarit serb Goran Bregoviq, për të cilin pretendohet se ka frymëzuar ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë.

Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi, Shemi i grupit “Ilirët” e shumë artistë të tjerë janë ndër emrat e këngëtarëve të Kosovës që u tërhoqën nga “Festa e Birrës”, teksa këtë gjë nuk e kanë bërë këngëtarët shqiptarë, të cilët do dalin të këndojnë në të njëjtën skenë ku do këndojë dhe Goran Bregoviq.

Listës së këngëtarëve të cilët do të performojnë i shtohen tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica. Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Prifti dhe Orgesa Zaimi.

Për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë që të dëgjojnë Bregoviqin ata do të duhet të pajisen me një biletë e cila kushton 1000 lekë.

Ndërkohë, në ditën e djeshme “Birra Korça” u bëri thirrje Bashkisë së qytetit që të heqin biletën pasi Festa e Birrës është e qytetarëve dhe ata duhet ta shijojnë atë falas si çdo vit tjetër.