Daçiq: Serbia nuk do të lejojë pushtimin ushtarak të veriut të Kosovës

244

Kryeparlamentari i Serbisë, Ivica Daçiq u pyet sot rreth një teme që kishte të bënte me armatosjen e Ushtrisë së Kosovës nga Perëndimi.

Daciq tha se Serbia nuk do ta lejojë, siç e quajti ai, pushtimin ushtarak të veriut të Kosovës.

“Ne kemi paralajmëruar hapur se çdo ndryshim i situatës në terren do të thotë që marrëveshjet e nënshkruara nuk janë më të vlefshme, Serbia nuk do të lejojë pushtimin ushtarak të Veriut të Kosovës.

Është e qartë për të gjithë se çfarë do të thotë kjo. Të gjithë janë të vetëdijshëm se nxitja e konflikteve të reja do të ishte fatale”, tha ai.