Çka duhet të përmbajë një mëngjes i shëndetshëm?

281

shtë mëngjes, je unët dhe koha është për me ia mësy punës. Cila është metoda më e lehtë për të mbajt shëndetin në formë dhe të evitosh brumërat dhe sheqernat në shujtën e mëngjesit?

Me pije natyrale “Smoothies”, të shëndetshme dhe përplot me vlera ushqyese, 100% pa shtojca shtesë, janë ideale për të filluar ditën. Tash, për çdo mëngjes “Buka Bakery” përkujdeset që të gjitha pijet natyrale t’i gjeni të përgatitur të freskët dhe me shumë shije, me plot përbërës ushqyes si fruta, bajame, spinaq apo turmerik.

Thuhet se mënyra më e mirë dhe e duhur për të konsumuar vitaminat ditore që i nevojiten trupit tone, është përmes pijeve ushqyese “Smoothies”, apo lëngjeve freskuese “Detox” dhe “Shots” për të forcuar imunitetin. Ato janë gjithashtu një alternativë shumë e qëlluar për personat të cilët ushqehen shëndetshëm apo përkujdesen që edhe fëmijët e tyre të plotësojnë vitaminat ditore.

Përderisa frutat janë të përkryera për një shujtë të lehtë të mëngjesit, pas dreke apo edhe në darkë, sipas dëshirës mund t’i shtohet edhe përbërës tjerë siç është “Green Infusion Smoothie” e cila përmban spinaq, mango, ananas, banane, apo “Banana-Nuts Smoothie” e cila përmban kryesisht bajame, fara kungulli, fara luledielli, banane, e cila është e përzier me qumësht me pak yndyrë dhe jogurt. Qumështi dhe jogurti janë burime të shkëlqyera të proteinave dhe yndyrërave, ndërsa frutat si ananasi dhe bananet shtojnë butësinë dhe shijën e shkëlqyer, plus një shtesë proteina dhe fibrash.

Disa shembuj të tjerë të shtesave të shkëlqyera janë boronica, mjalta, portokalli, rrepë e kuqe dhe selino. Ndërsa përfitimet shëndetësore janë pothuajse të njejta të secilës pije, ne preferojmë edhe lëngjet si “Turmeric Shots” me portokall të freskët, limon, turmeric dhe biber cayan, një bombë e vitaminës C, gjëja e parë për mëngjes që përmban 25% të konsumit tuaj të rekomanduar ditor. Turmeriku njejtë si limoni është një antioksidant me efekte anti-inflamatore. Për personat që preferojnë shije pak më të ëmbël preferojmë pijën “Red Ëell Shot” me rrepë të kuqe, limon, xhinxher dhe mollë, njëkohësisht e cila është edhe shumë e shëndetshme.

Nga pijet e mëngjesit “Blueberry Smoothie”, “Mango Madness Smoothie” të pasura me vitamina deri tek freskuesit “Detox”, “Purifier Juice” dhe “Celery Juice” të mbushura përplot me vitamina C, kalcium dhe kalium të gjitha këto mund t’i gjeni në Buka Bakery.

Zgjedhi kombinimet e frutave nga dita në ditë për një mëngjes ose vakt të lehtë të shëndetshëm me të cilën nuk do të mërziteni kurrë.