Haradinaj e Rama ende nuk i kanë rregulluar raportet

263

I pari i AAK’së Ramush Haradinaj ka folur për raportet me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama.
Ai thotë se ata nuk kanë komunikuar që pas përplasjeve mes tyre për shkëmbim territoresh.

 “Vërtetë kemi kaluar nëpër situata të vështira me kryeministrin Rama. Ende s’kemi mbërri me rikthy komunikimin, do të thotë s’ka ndodh një komunikim mes nesh”, tha Haradinaj.

“Kjo ka ardhur për shkak se unë kam qenë i detyruar me mbajt qëndrime të drejta në mbroje të interesin nacional mbarëshqiptarë por edhe në mbrojtje të interesit të Kosovës sepse Kosova është Shqipëri në fund të fundit’, theksoi ai.

Përplasja mes Ramës dhe Haradinajt erdhi deri në pikën kur kryeministri në Tiranë, në janar të këtij viti u raportua se se kishte ngrit padi për shpifje kundrejt Haradinajt.